Zjarret në Havai, Osmani ngushëllon presidentin Biden

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime presidentit amerikan Joe Biden dhe miqëve ndërkombëtar pas zjarrëve masive në Havai.

Ajo shprehu solidaritet me popullin amerikan në “këto ditë të vështira”.

“Zemërthyese të shohësh shkatërrimin e zjarreve të egra që kanë sjellë mbi popullin e Havait. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarve” – ka shkruar Osmani.

Numri i viktimave nga zjarret në Maui të Havait ka arritur në 89, përderisa autoritetet kanë paralajmëruar se përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar viktimat janë ende në fazat fillestare.

Zjarret në Maui janë fatkeqësia më vdekjeprurëse natyrore në Shtetet e Bashkuara për më shumë se një shekull.