Zeqir Kiqina (djathtas) në një fotografi me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj. Foto: Facebook

Zeqir Kiqina zgjedhet u. d. i kryeshefit ekzekutiv të Telekomit

Zeqir Kiqina është zgjedhur ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit.

Këtë e ka konfirmuar vetë Kiqina përmes telefonit për KALLXO.com.

“Po jam zgjedhur ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv, të hënen”, ka thënë shkurtimisht Kiqina përmes telefonit.

Ai ka qenë kryetar i degës së AAK-së në Drenas, ndërsa në Telekom ka punuar që nga viti 2009.

Kiqina edhe në prill të vitit 2018 ishte zgjedhur ushtrues detyre në këtë pozitë.

Madje, në vitin 2018, Daut Haradinaj i AAK-së ishte përkujdesur që t’ia uronte ditëlindjen e 40-të Kiqinës përmes rrjetit social ‘Facebook’.