Foto: REL/MIA

Zaev: Kemi 3 deputetë më shumë se VMRO-DPMNE

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev shpalli fitore duke deklaruar se koalicioni “Mundemi” ka 3 deputetë më shumë se VMRO-DPMNE.

“Koalicioni ‘Mundemi’ është koalicioni fitues në këto zgjedhje. Vullneti i qytetarëve fitoi. Kishim zgjedhje ashtu siç i ka hije një anëtareje të NATO-s” – shtoi Zaev.

Dje në Maqedoninë e Veriut 1 milion e 814 mijë e 263 qytetarë patën mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut për shkak të situatës me virusin corona u votua tre ditë rresht.

Procesi i votimit u zhvillua me masa të veçanta./Tv21