Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Vushtrriasi arrestohet për vjedhje të paisjeve muzikore

Disa paisje muzikore të cilat ishin raportuar si të vjedhura janë gjetur tek një person i dyshuar në Vushtrri.

Policia ka bërë të ditur se paisjet ishin raportuar se janë vjedhur me 30 gusht, ndërsa i dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Tutje në njoftimi e policisë thuhet se paisjet i janë kthyer pronarit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është liruar në procedurë të rregullt.