Vuçiq kërkon fjalën pas deklarimit të Kurtit, kryesuesja i thotë jo dhe përfundon mbledhjen

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq iu është mohuar që të flasë për të tretën herë gjatë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ai pas debatit që u bë, fjalimeve që patën përfaqësuesit e shteteve, mori fjalën për të dytën herë, por nuk ju lejua që të adresonte edhe për të tretën herë.

Pavarësisht kërkesë së tij, kryesuesja e mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së njoftoi që mbledhja do të pëfundojë dhe që atij nuk mund t’i jepet fjala përsëri.

Kryeministri Albin Kurti dhe president serb Aleksandar Vuçiq morën fjalën nga dy herë secili.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), është thirrur me kërkesë të Serbisë, pas vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin serb dhe për shkak të mbylljes së disa komunave paralele serbe.

Në këtë seancë, Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa Serbia nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Nga 1 shkurti në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme. Rregullorja parasheh që valuta e vetme për pagesa të jetë euroja, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Të gjitha institucionet financiare që do të importojnë para në Kosovë nga 1 shkurti do të duhet të kenë një leje speciale dhe autorizim nga BQK.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se shteti i tij i ka 31.831 të punësuar në Kosovë, 29.115 pensionistë – prej të cilëve 4.700 i marrin pensionet në dorë – si dhe 31.586 shfrytëzues të ndihmës sociale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zbatimi i rregullores po bëhet përmes një periudhe tranzicioni, duke insistuar se vendimi i BQK-së nuk nënkupton ndalimin e dinarit serb.

Vendimi për Rregulloren e BQK-së u kritikua nga diplomatë e organizata ndërkombëtare.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Komisioni Europian kanë kritikuar Kosovën për veprim të njëanshëm dhe të pakonsultuar.

Në këtë seancë, Serbia përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ndërkaq Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.