Vritet një grua në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur para rreth një ore në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së.

Burime të KALLXO.com thonë se viktima është një grua.

Trupi i viktimës ende është në vendin e ngjarjes.

Policia ka rrethur zonën ku ka ndodhur incidenti tragjik.

KALLXO.com sjell foto nga vendi i ngjarjes.