Vrasje në Prishtinë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Sot në Prishtinë ka ndodhur një vrasje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bashkim Fehmiu”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa  ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”, tha ai.

Tutje Borovci ka sqaruar se i dyshuari për vrasje ka ikur nga vendi i ngjarjes, por që policia ka arritur ta identifikojë.

“Deri më tani policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes”, tha ai.

Tutje Borovci ka thënë se policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij.​

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe  njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik”, theksoi ai.