Ilustrim

Vozitësi i veturës vdes në aksidentin me kamionin në Llukar të Prishtinës

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 14:45 në fshatin Llukar të Prishtinës mes një veture dhe një kamioni.

Në raport thuhet se si pasojë e aksidentit, vozitësi i veturës ka vdekur nga lëndimet e marra.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.