Vjedhje grabitqare në Podujevë

Një rast i vjedhjes grabitqare është raportuar se ka ndodhur në Podujevë në rrugën “Rozafa” rreth orës 08:30 më datë 17.05.2024.

Siç bën të ditur Policia në raportin 24 orësh viktima ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një person i pa njohur dhe se i njëjti ia ka marrë më forcë një zinxhir të arit.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i pa njohur dhe më pas me forcë i kishte marr një zinxhir të arit me vlerë 500€. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi Policia.