Vitia: Deri në fund të muajit do të sigurohen insulinat

Institucionet shëndetësore në vend kanë mungesë të insulinës për pacientët me diabet, e këta të fundit po detyrohen të blejnë insulina edhe jashtë vendit.

Duke iu referuar këtij problemi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se deri në fund të muajit do të sigurohen insulinat për pacientët.

“Ashtu siç e kam përmenduar disa herë deri më datën 12 maj nuk ka pasur asnjë mundësi që të iniciohet asnjë procedurë për insulina për arsye të disa problemeve të procedurës paraprake që ka filluar në tetorin e vitit të kaluar.

“Me kapërcimin e kësaj date Ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat dhe shpresoj që deri në fund të këtij muaji do të konkretizohet me një kontratë e cila do të sigurojë doza të mjaftueshme të insulinave për qytetarët insulinëvarësit”, tha Vitia në konferencën për mediave në sallën “1 Tetori”.

Para disa ditëve për mungesën e insulinave ka raportuar KALLXO.com.

Institucionet shëndetësore në Kosovë pa insulina, qytetarët detyrohen të gjejnë zgjidhje jashtë kufijve