Foto: Ilustrim

Viktima që u gjet sot i vdekur në Ferizaj ishte raportuar i zhdukur që 5 ditë

Një person është gjetur i vdekur sot në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt.

Sipas Policisë, viktima është L.M, 30 vjeçar. Ai kishte shpallur person i zhdukur nga data 28 shkurt 2023.

“Sot, rreth orës 07:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është pa shenja jete. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje” – thuhet në raportin policor.

Vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i është liruar familjarëve.