FOTO ILUSTRIM

Vidhen para e stoli brenda shtëpisë së një mërgimtari

Brenda shtëpisë së një personi në fshatin Dramjak të Ferizajt ka ndodhur një vjedhje.

Sipas personit i cili ka raportuar në polici, persona të panjohur me përdorim të forcës kanë depërtuar në shtëpinë e vëllait të tij i cili gjendjet në Zvicër.

Të dyshuarit nga shtëpia e viktimës kanë vjedhura para të gatshme, stoli të ndryshme ari, dhe dy armë zjarri, një pushkë dhe një pistoletë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.