VIDEO - Momenti i shembjes së pallatit shumëkatësh pas tërmetit në Turqi

Një termet prej 7 shkallë të ritaherit ndodhi gjatë ditës së sotme në Turqi ndërsa vendi më i prekur nga ky termet ishte qyteti i Izmirit.

Në disa pamje të publikuara nga Euronews shihet një pallat shumëkatësh deri sa rrëzohet pasi që nuk arriti të qëndroj pas lëkundjeve të tërmetit të cilat ndodhën pasditen e sotme.

Deri më tani zyrtarisht numri i viktimave në Turqi ka shkuar në 12 ndërsa qindra persona të tjerë kanë kërkuar trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.

Gjithashtu mediat turke kanë raportuar se të shumta janë ekipet e emergjencave të cilat po kërkojnë për persona të cilët kanë mbetur poshtë rrethojave të ndërtesave të cilat janë rrëzuar pas tërmetit.