VIDEO - Matja shkel e shko e temperaturës së nxënësve në një shkollë të Prizrenit

Punonjësi i një shkolle fillore në Prizren është parë duke ua matur temperaturën nxënësve.

Por, mënyra se si ai ua mat temperaturën nxënësve lë shumë për të dëshiruar.

Pamjet e siguruara nga KALLXO.com tregojnë se si ky punonjës ua mat shkel e shko temperaturën.

Punonjësi vetëm ua drejton në ballë termometrin nxënësve pa shikuar fare temperaturën e tyre.

Në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, matja e temperaturës nëpër shkolla është një prej kushteve si masë mbrojtëse kundër COVID-19.

Rastet me COVID-19 në Kosovë janë rritur javëve të fundit. Tetë persona te prekur me COVID-19, kanë vdekur gjatë 24 orëve në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive është 79,089 raste nga 366,574 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,731 raste të vdekjes. Aktualisht 11,379 raste janë aktive me SARS-CoV-2 në Kosovë.