VIDEO - Kurti pyet PDK dhe LDK: Qysh ia keni bërë që Vuçiqi nënshkruante me juve, se prej meje po ik?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm dhe i interesuar për të nënshkruar marrëveshje më Serbinë, por, sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk po dëshiron të nënshkruaj më Kurtin.

Për këtë çështje ai ka pyetur “Se si ia kanë bërë PDK e LDK që kanë nënshkruar marrëveshje me Vuçiqin”.

“Unë jam edhe i gatshëm për nënshkrim edhe i interesuar, Beogradi nuk po do të nënshkruaj me mua. Ka nënshkruar edhe me PDK edhe me LDK. Aman më tregon se si ja keni bërë që ta mësoj edhe unë? Dilni në foltore e më njoftoni sinqerisht e mundësisht edhe kolegialisht e vëllazërisht, si ja keni bërë që me juve nënshkruante? Mua po më ikë, nuk po nënshkruan, po shpallë zgjedhje. Në dialogun e juaj ai ishte konstant e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, tash, unë jam konstant e në Serbi mbahen zgjedhjet”- është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se Serbia ose duhet të nënshkruaj ose të tregoj që nuk është e interesuar për Asociacion.

“Unë nuk e kuptoj Vuçiqin, ai ka vendosur nënshkrim me dy kryeministra në të njëjtin dokument në 2013 dhe 2015, pse nuk e bën të njëjtën gjë më mua. Serbia ose le ta pranojë nënshkrimin ose që nuk është e interesuar në asociacion, kjo e fundit duket qëndrimi i ri i Serbisë”- ka thënë ai.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare ku në rend të ditës është raportimi i kryeministrit Kurti për procesin e dialogut Kosovë – Serbi pas zhvillimeve të javës së kaluar.