VIDEO: Kryetari i tifo-grupit “Dardanët” i thotë Artan Govorit të mos gënjejë

Lulzim Berisha, kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, i ka thënë Artan Govorit të mos gënjente teksa ky i fundit po deklarohej për media pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Govori, drejtor i përfaqësueseve të Kosovës, ka thënë sot se është sulmuar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në objektin e FFK-së.

“S’bon me rrejt kështu more Artan, me shpikë sene, nuk bën kështu me rrejt, mos e rrej opinionin se aty kesh edhe unë, ki pak dinjitet”, i ka thënë Lulzim Berisha Artan Govorit sipas pamjeve të RTV Dukagjini.

Pamjet mund t’i gjeni KËTU.