VIDEO- Konjufca komenton kërkesat për dorëheqjen e tij

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka komentuar kërkesat për dorëheqjen e tij si parakusht për t’u arritur marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje.

I pyetur nga KALLXO.com për këtë çështje, Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit sot, ka thënë se nuk është koha e dorëheqjeve.

“Unë nuk mendoj se në Kosovë është koha e dorëheqjeve. Unë mendoj që është koha e emërimeve”, tha shkurt kryeparlamentari.

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës me 26 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkaq, LDK-ja aktualisht po kërkon mes tjerash nga VV-ja që ta ketë pozitën e kryetarit të Kuvendit, si kusht për marrëveshjen përfundimtare.

Por kjo e fundit ka thënë se Konjufca do të mbetet në pozitën aktuale dhe nuk do ta iniciojnë shkarkimin dhe se nuk do t’ia kërkojnë dorëheqjen.