VIDEO: Incidenti me të shtëna në Prishtinë, Policia liron "Rrugën B”

Gjuajtje me armë dyshohet se ka pasur në orët e mbrëmjes në “Rrugën B” në afërsi të një qendre tregtare.

Menjëherë pas marrjes së informacioneve Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Siç mëson KALLXO.com, në rast nuk ka të lënduar, ndërsa për disa minuta ‘Rruga B’ ka qenë e bllokuar nga shiritat e Policisë.

Pas përfundimit të ekzaminimeve Policia është tërhequr nga vendi i ngjarjes.