FOTO: Gjuajtje me armë në "Rrugën B”, Policia në vendin e ngjarjes

Një incident me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë në “Rrugën B” në Prishtinë.

Me të marrë informacionin Policia e Kosovës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Rruga B” është bllokuar për automjete ndërsa është rrethuar me shirita të Policisë për të marrë provat dhe dëshmitë e nevojshme.

Deri më tani siç mëson KALLXO.com nuk ka të lënduar ndërsa Policia ende nuk ka dhënë sqarim se çka saktë ka ndodhur.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com foto nga vendi i ngjarjes ku shihet Policia, e cila ka rrethuar zonën.