VIDEO - Arbëreshët mirëpresin me këngë Vjosa Osmanin në Itali

Arbëreshët e Italisë kanë mirëpritur Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me këngë.

Në një video të publikuar në Facebook nga presidentja Osmani, shihen dy gra arbëreshe duke i kënduar asaj.

Gjatë kësaj vizite, Presidentja bëri përurimin e sheshit “Kosova” në Komunën e Frasnitës në Kalabri dhe u nderua me çmimin “Gjergj Kastrioti”.