VIDEO- Agim Veliu në interpelancë për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë

Kuvendi i Kosovës ka nisur vazhdimin e seancës, ku në interpelancë është thirrur ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu.

Ministri është thirrur në interpelancë nga Lëvizja Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku tha se më 7 gusht territori i Republikës së Kosovës u cenua dhe qytetarët e Karaçevës u terrorizuan nga hyrja dhe patrullimi i pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë.

“Hyrja e tyrë në atë zonë është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sovranitetit dhe cenim i integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Vetëvendosje ka propozuar edhe një rezolutë, e cila i ka dy pika:

  1. Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin masat e nevojshme dhe t’i përdorin të gjitha mekanizmat kushtetues e institucional për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës
  2. Brenda dy muajve të vendoset një nën-stacion i përhershëm i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës

Në muajin gusht, KFOR-i kishte sqaruar futjen e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës, duke e arsyetuar me faktin se janë patrullime të sinkronizuara.

Me anë të një komunikate për media, KFOR-i ka thënë se këto patrullime kryhen që nga viti 2008 nga forcat e Aleancës dhe Forcat e Armatosura Serbe.

Sipas sqarimit, këto patrullime kryhen në afërsi të vijës kufitare.

 

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 18 septembre 2020