Vetëvendosje synon Istogun me Agron Avdiajn

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Istogut, sot ka kandiduar Agron Avdiajn për kryetar të kësaj komune.

Kandidimi i tij, është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social në Facebook të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Istog.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Istogut, aktivistë e simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sot në Qendrën tonë e kaluam një proces të rëndësishëm lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Përmes demokracisë së brendshme sot në mbledhjen e Këshillit të Qendrës u votua për kandidatin për kryetar të Komunës së Istogut. Me shumicë votash u votua që kandidati për kryetar të Komunës së Istogut nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë, Agron Avdijaj.

Ndryshimi në Istog është i domosdoshëm e Lëvizja VETËVENDOSJE! është alternativa e vetme dhe e duhura për ta bërë ndryshimin.

Na priftë e mbara!.