Vetëvendosja dëbon mësimdhënësin që dyshohet për ngacmim seksual

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Vushtrri ka larguar nga partia H.A, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj nxënëses së tij.

Përmes një komunikate LVV  ka thënë se rasti është adresuar në Komisionin Disiplinor.

“Ky rast është trajtuar me prioritet nga Komisioni Disiplinor i cili ka marrë vendim që:

H.A, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i pezullohet statusi i anëtarit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, thuhet aty.

Tutje Vetëvendosja shprehu keqardhje për situatën e krijuar.

Mësimdhënësi H. A. është arrestuar të hënën me dyshimet për ngacmim seksual ndaj një nxënëse në gjimnazin “Eqrem Qabej” në Komunën e Vushtrrisë.

Skandal – Profesori arrestohet nën dyshimet se ngacmoi seksualisht nxënësen e tij në Vushtrri