Ilustrim

Skandal - Profesori arrestohet nën dyshimet se ngacmoi seksualisht nxënësen e tij në Vushtrri

Mësimdhënësi H. A. është arrestuar ditën e djeshme nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj një nxënëse në gjimnazin “Eqrem Qabej” në Komunën e Vushtrrisë.

Një prind bashkë me vajzën e tij kanë denoncuar rastin në shkollë, ndërsa drejtori i shkollës ka njoftuar policinë.

‘’Me rastin e denoncimit menjëherë e kam ftuar arsimtarin e lëndës, e kam lajmëru policinë”, ka thënë Lulzim Bivulaku, drejtori i gjimnazit “Eqrem Qabej”.

Sipas Drejtorit të Arsimit, Afrim Nimani ka kofirmuar se prindi ka denoncuar mësimdhënësin e vajzës së tij.

“Rasti ka ndodhur dje, ka ardhur një prind bashkë me vajzën e tij që është nxënëse e klasën së dhjetë këtu në gjimnaz. Prindi ka pretenduar në bazë të deklarimit të tij që vajza e tij është ngacmu nga mësimdhënësi i edukatës fizike, të njëjtën deklaratë e ka konfirmuar edhe nxënësja”, tha Nimani.

Pasë intervistimit mësimdhënësi është ndalur në stacion policor për 48 orë.

“Mund të konfirmojmë se i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për ngacmim seksual. Rasti është në procedurë hetimore, përderisa i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë”, ka thënë zëdhënës i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ndërsa, Drejtoria e Arsimit kanë paralajmëruar se do të ndjekin masat ligjore për të ndëshkuar profesorin.

“Masat tona do të jenë, masat disiplinore qysh i para sheh ligji. Sigurisht më e pakta do të jetë pezullim i përkohshëm deri në një vendim final nga organet e drejtësisë”, ka thënë Afrim Namani.

Mësimdhënësi i edukatës fizike, H. A. në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ka kandiduar për asamblist në Komunën e Vushtrrisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.