Vendosen shiritat ndalues në sheshet e Mitrovicës

 

Në shumë qytete në Kosove sot janë vendosur shirita për ndalimin e qarkullimit në sheshe publike për të parandaluar lëvizjes e qytetarëve.

Edhe komuna e Mitrovicës ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve, si shenjë parandalimi të përhapjes së coronavirusit.

“Policia e Kosovës sot në mëngjes ka vendosur për kufizimin e shesheve të qytetit “Isa Boletini”, “Mehë Uka” dhe “Adem Jashari” në mënyrë që të parandalohet grumbullimi i qytetarëve”, thuhet ne ueb- faqen e komunës së Mitrovicës.

Kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri së bashku me komandantin e Stacionit Policorë Jug, Ahmet Xhosha kanë dalur për të parë së afërmi mënyrën e kufizimit të këtyre shesheve.

Ky vendim do mbetet në fuqi deri më datë 12 prill 2020.

Ky kufizim është bërë me qëllimin e shmangies së shëtitjeve të panevojshme të qytetarëve, ku brenda këtyre hapësirave do të gjendet edhe Policia ku do të përkujdesen në vazhdimësi, thuhet tutje në njoftim.

Deri më tani 145 persona janë prekur nga coronavirusi në Kosovë, 23 prej tyre janë shëruar dhe 3 të tjerë kane vdekur.