NATO thotë se stërvitjet e përbashkëta shënojnë dislokimin më të madh të Rusisë në ish-Bjellorusinë Sovjetike që nga Lufta e Ftohtë.  GETTY IMAGES 

Vdes shtatzëna me foshnjën e saj, nuk i mbijetuan plagëve pas sulmit në maternitetin e Mariupolit

Një grua shtatzënë e cila ishte në maternitetin e Mariupolit të mërkurën e kaluar kur u bombardua, ka vdekur së bashku me foshnjën e saj, raportoi Associated Press.

Një fotografi nga AP e punonjësve të urgjencës që mbanin gruan shtatzënë të plagosur në një barelë jashtë spitalit të bombarduar të mërkurën e kaluar ishte raportuar gjerësisht nga shumica e mediave ndërkombëtare.

Sipas AP, mjekët nuk patën kohë për të marrë emrin e gruas përpara se burri dhe babai i saj të vinin për ta marrë trupin e saj, kështu që ajo nuk përfundoi në një nga varrezat masive të Mariupolit.

Të paktën tre persona vdiqën në sulmin e së mërkurës, i cili erdhi pavarësisht se Rusia ra dakord për një pauzë 12-orëshe për ta lejuar evakuimin e refugjatëve.

Në atë kohë, këshilli i qytetit të Mariupolit i akuzoi forcat ruse se hodhën disa bomba nga ajri.

Javën e kaluar, kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko, i akuzoi gjithashtu rusët për gjenocid për shënjestrimin e ndërtesave civile.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e kishte quajtur sulmin një “mizori”. Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov të enjten pretendoi pa prova se spitali i bombarduar në Mariupol ishte baza e batalionit radikal Azov dhe se të gjithë pacientët dhe infermierët ishin larguar.

Më vonë të enjten, një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes mohoi në një konferencë se Rusia kishte bombarduar maternitetin, duke e quajtur atë një “provokim”./CNN