Vdes një person në fshatin Krushevë të Madhe të Klinës

Një person ka vdekur sot gjatë ditës në fshatin Krushevë të Madhe të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 14:40 policia është njoftuar për një rast në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Policia e Kosovës menjëherë iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes po ashtu në vend të ngjarjes ka dal auto-ambulanca. Policia e Kosovës ka hasur në një person të lënduar i cili ishte lënduar pasi që traktori me të cilin barte dru ishte rrokullisur dhe me ç’rast viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse”, tha zëdhënësi Gashi për KALLXO.com.

Në vend të ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit.