Ilustrim/ Foto: Zjarrëfikësit Tiranë Facebook

Vdes një foshnje në Tiranë pasi zjarri kaploi banesën

Një djalë, 6 muajsh, ka vdekur pas zjarrit që kaploi një ndërtesë mbrëmë në rrugën “Gani Domi” në Tiranë.

Siç raporton TopChannel, gjatë momentit kur ra zjarr, në shtëpi ndodhej vetëm gjyshja me nipin.

Zjarri ka rënë në bodrum në një ambient të izoluar, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për shkak të bombolës që përdorej për gatim.

Në vendngjarje është ndërhyrë me dy njësi zjarrfikëse. Foshnja doli e gjallë nga banesa, por vdiq në spital për shkak të asfiksisë.

Sipas raportimit të TCh, sipas dëshmitarëve, gjyshja ka dalë sapo ka konstatuar flakët, ndërsa foshnja mbeti mes tymit derisa mbërrin zjarrfikësit./TopChannel