Stema e LDK-së - Foto: Facebook

Vdes kryetari i degës së LDK-së në Graçanicë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se pas një sëmundjeje të rëndë ka vdekur kryetari i degës së kësaj partie në Graçanicë, Imri Ajeti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ajeti, miqve e kolegëve të tij.

“Imriu ishte shembull i njeriut të mirë me virtyte të larta”, ka shkruar ndër të tjera Isa Mustafa në telegramin e ngushëllimit.

Ky është telegrami i ngushëllimit i Isa Mustafës:

“E nderuara familje Ajeti,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, veprimtarit të LDK-së dhe mikut tonë, Imri Ajeti.

Imriu ishte shembull i njeriut të mirë me virtyte të larta. Pranoni ngushëllimet e mia dhe të LDK-së për vdekjen e tij.

Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve.”