Foto: Vlora Çitaku/Facebook

Vdes gazetarja Burbuqe Rushiti

Sot ka vdekur gazetarja dhe poetja Burbuqe Rushiti.

Rushiti ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës e më pas edhe në disa media të huaja duke përfshirë CNBC dhe NTV.

Përveç si gazetare Rushiti është njohur edhe për poezitë e saj.

Ngushëllime për vdekjen e Rushitit ka shprehur edhe ambasadorja e Kosovës në New York, Vlora Çitaku.

“Një grua e mrekullueshme na paska lanë sot! Do të na mungosh Buqe e dashur. Pusho në paqe”, ka shkruar Çitaku.

Varrimi i Rushitit do të bëhet nesër nga ora 18:00 në varrezat e kryeqytetit.

*Koha e varrimit është ndryshuar nga 17:00 në 18:00.