Foto: Komuna e Ferizajt

Vazhdon dezinfektimi në Ferizaj

Sot gjatë ditës është bërë dezinfektimi i hapësirave të punës së Qendrës Rajonale të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për Rajonin e Ferizajt.

Kjo si vazhdim i dezinfektimit të institucioneve publike shëndetësore.

Këtë e ka bërë të ditur komuna e Ferizajt përmes një njoftimi në Facebook ku paraqiten edhe pamje gjate dezinfektimit të këtyre hapësirave.

“Sot u dezinfektuan hapësirat e punës së Qendrës Rajonale për Rajonin e Ferizajt të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në vazhdën e dezinfektimit të institucioneve publike e shëndetësore”, thuhet në njoftim.