Valon Prebreza emërohet udhëheqës i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike

Valon Prebreza është emëruar udhëheqës i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP) në Ministrinë e Ekonomisë.

Në vendimin e Ministres Rizvanolli të datës 22.05.2023, thuhet se Prebreza kompetencat dhe përgjegjësitë e tij i ushtron në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe se këtë pozitë do të mbajë deri në një vendim tjetër.

“Njësia për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike ka për mision monitorimin dhe raportimin e performancës së ndërmarrjeve publike qendrore me qëllim të qeverisjes së mirë koorporative të Ndërmarrjeve Publike.

Besnik Krasniqi kishte dhënë dorëheqje me datën 28 prill 2021 nga pozita udhëheqësi i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Ekonomisë

Më pas, Besim Imeri si shefi i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike ishte zgjedhur në muajin prill 2021 nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. I njëjti më pas kishte dhënë dorëheqje.