Ilustrim

Vaksina e Oksfordit për COVID-19 mund ta trajnojë sistemin imunitar

Një vaksinë e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit po del të jetë e sigurtë si dhe trajnon sistemin imunitar, raporton BBC.

Testimi ku qenë të përfshirë rreth 1,077 njerëz tregoi se injektimi bëri që ata të zhvillojnë antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund ta luftojnë coronavirusin.

Gjetjet janë shumë premtuese, por është ende shumë shpejt për ta ditur nëse kjo mjafton për ofrim të mbrojtjes dhe testime me numër më të madh janë rrugës për t’u bërë.

Britania tashmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës.