Foto: VOA

Ushtarët ukrainas sulmojnë pozicionet ruse - VIDEO

Ushtarët ukrainas sulmojnë pozicionet ruse në afërsi të Bakhmutit, një qytet strategjik në rajonin lindor të Donetskut.

Kievi thotë se forcat ajrore ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre.

Qyteti i Bakhmutit është në qendër të sulmeve të pandërprera ruse për muaj të tërë, ndërsa Rusia përpiqet të marrë kontrollin e rrugëve kryesore që lidhin veriun me perëndimin e Ukrianës.

Duket se Moska planifikon rrethimin e Bakhmutit. Marrja e kontrolliti të qytetit nga forcat ruse do të përbënte kërcënim për qytetet Kramatorsk dhe Sloviansk në rajonin e Donetskut.