Ushtarët në Mali - Foto: REL/AFP

Ushtarët kryengritës arrestojnë presidentin e Malit

Presidenti i Malit, Ibrahim Boubakar Keita, është arrestuar nga ushtarët kryengritës, ka konfirmuar për BBC, një zëdhënës i qeverisë.

Kryeministri, Boubou Cisse, gjithashtu është arrestuar, pavarësisht se më parë bëri thirrje për “dialog vëllazëror”.

Përpjekja e grushtit të shtetit filloi brenda një baze ushtarake kryesore, rreth 15 kilometra nga kryeqyteti, Bamako, të martën në mëngjes.

Në kryeqytet të rinjtë i vunë zjarrin një ndërtesë në pronësi të qeverisë.

Kryengritja është dënuar nga Franca e cila ka qenë fuqi koloniale në Mali.

Trazirat pasojnë thirrjet për më shumë protesta kundër presidentit.

Keita fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2018, por ekziston zemërimi i përhapur për korrupsionin, keqmenaxhimin e ekonomisë dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë, pasi dhuna xhihadiste dhe ndërmjet komuniteteve është në rritje.

Ende nuk është e qartë se sa ushtarë kanë marrë pjesë në kryengritje. Disa raporte thonë se ajo ishte nxitur nga një mosmarrëveshje për pagat./REL