
Foto: KFOR, Facebook
Ushtarë bullgarë të KFOR-it kryejnë ushtrime qitjeje në poligonin në kampin afër Pejës
07.4.2025 - 20:46
Ushtarë bullgarë nga Komanda Rajonale Perëndim e misionit të KFOR-it kanë zhvilluar ushtrime qitjeje në poligonin “Voloire” pranë kampit Villaggio Italia, në Pejë.
“Qëllimi i ushtrimit është ruajtja dhe përmirësimi i shkathtësive të qitjes së ushtarëve përmes procedurave të testimit me armë individuale dhe mbajtja e një niveli të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë”- njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të kontribuar për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë.