Ukraina ka nevojë për më shumë se vetëm tankse

Cilat armë të radhës do t’i marrë Ukraina? Është një pyetje esenciale që ka rëndësi ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër për të kuptuar se si do të përfundojë lufta ruso-ukrainase. Gjatë muajve të fundit, dy sisteme të ndryshme kanë marrë vëmendjen më të madhe, sisteme që Ukraina i ka kërkuar pothuajse çdo ditë. Këto janë tankse, ose MBT (Tankset kryesore të Betejës), mjeti kryesor i blinduar i luftës tokësore të shekullit të 20-të dhe 21-të dhe ATACMS (Sistemet e raketave taktike të ushtrisë), municioni me rreze më të gjatë të disponueshme për raketat HIMARS të prodhuara në SHBA tashmë të dërguara në Ukrainë.

Të dyja këto sisteme armësh janë të nevojshme për fitoren më të shpejtë të mundshme të Ukrainës në luftë, megjithëse tani për tani, duket se të parat, tankset, janë në rrugë dhe tjetri, ATACMS, është ende pak larg.

MBT-të standarde të NATO-s, të tilla si ‘Challenger’ të prodhuara në Britani ose ‘Leopard’ të prodhimit gjerman, duket se do të shkojnë në Ukrainë. Këtë fundjavë, u raportua se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e kishte siguruar qeverinë ukrainase se ‘Challenger 2’ (ndoshta vetëm një numër i vogël) do të shkojnë në Kiev në një të ardhme jo shumë të largët. Ukrainasit shpresojnë që këto lloj premtimesh, të krahasuara me zotimet polake për të dërguar disa nga Leopardët e tyre, do tA inkurajojnë qeverinë gjermane, e cila natyrisht ka më shumë leopardë për të ofruar, t’i dërgojë edhe MBT-të e veta.

Një vendim i tillë duhet të jetë një pasuri e vërtetë për përpjekjet e luftës në Ukrainë, megjithëse do të nevojiten disa muaj derisa të vendosen sistemet e trajnimit dhe logjistikës që Ukraina të jetë në gjendje t’i përdorë ato në mënyrë efikase. Deri më tani Ukraina i ka pajisur forcat e saj me sisteme të trashëgimisë së epokës sovjetike, të cilat u është dashur t’i përmirësojnë, një numër të madh tanksesh ruse të kapura dhe ato të furnizuara nga disa prej miqve më të përkushtuar të Ukrainës, si Polonia dhe Çekia. Cfarë ka treguar lufta, megjithatë, është hendeku i madh midis efektivitetit operativ të pajisjeve të NATO-s dhe homologëve të saj rusë. Nëse Ukraina mund ta marrë një forcë të madhe tanksesh Leopard, kjo duhet t’i japë Ukrainës një avantazh të dukshëm.

Pyetja që shtrohet, natyrisht,është se si do të funksiononin MBT-të. Vlerësimet e paraluftës e kanë vënë në pah aftësinë e Rusisë për t’i tejkaluar me shpejtësi pozicionet ukrainase me mjete të blinduara me lëvizje të shpejtë. Por kjo luftë ka parë disa ngjarje të blinduara të përparimit/shfrytëzimit. Në të vërtetë, në të ardhmen e afërt, roli i këtyre tankseve për Ukrainën mund të jetë në ndihmën për t’i pakësuar forcat numerikisht të mëdha ruse me të cilat po përballen tani.

Ushtria ruse në Ukrainë, sipas disa burimeve ukrainase, aktualisht mund të numërojë deri në 300,000 ushtarë, gjë që do ta bënte atë dukshëm më të madhe se numri i ushtarëve që u fut në territorin ukrainas më 24 shkurt. Megjithatë, ndërkohë që ushtria ruse është numerikisht më e madhe, në përgjithësi ka pajisje më të varfra, të cilat janë hequr nga magazinimi në krahasim me furnizimet e reja të avancuara. Edhe forcat ajrore ruse, për të cilat dikush do të mendonte se janë të mirëpajisura, duket se kanë pajisje më të këqija se në shkurt të vitit 2022.

Për më tepër, njësitë e reja ruse që po përgatiten për luftim duket se përbëhen pothuajse tërësisht nga ushtarakë, të futur në shërbim në muajt e fundit. Nuk ka asnjë shenjë se rusët po përpiqen të përzihen në njësi me përvojë luftarake. Rezultati mund të përfundojë si një rrëmujë e përgjakshme për Rusinë, me Ukrainën duke përdorur MBT-të e saj të reja në një rol mbrojtës për një kohë, duke i absorbuar dhe shkatërruar këto formacione ruse numerikisht të mëdha, por jo edhe të mirëpajisura. 

Prandaj, ndërkohë, derisa forcat ruse të konsumohen, ATACMS mund të jetë edhe më i dobishëm për Ukrainën. Me një distancë prej 300 km dhe llojin e saktësisë që armët amerikane e kanë dëshmuar tashmë në këtë luftë, ATACM-të do t’i lejonin ukrainasit ta zgjeronin luftën edhe më tej, përtej linjave ruse në Ukrainën e pushtuar. Kjo do t’i jipte mundësinë Ukrainës ta godiste çdo objektiv që mund të gjente, duke përfshirë linjat e furnizimit që tani janë duke funksionuar për ushtrinë ruse. Që kur sistemi HIMARS u shfaq për herë të parë këtë verë, rusët janë detyruar t’i zhvendosin depot e tyre më të mëdha pas linjave. Kjo duket se i ka bërë çështjet e furnizimit edhe më të vështira për ta, duke ndihmuar në reduktimin e ndjeshëm të sasisë së predhave ruse që mund të gjuhen çdo ditë, si dhe të numrit të automjeteve që mund të furnizohen pranë vijës së frontit.

Nëse Ukraina mund të marrë në dorë sistemin ATACMS, ajo në thelb mund t’i detyrojë rusët t’i zhvendosin të gjitha depot e tyre të mëdha tërësisht nga Ukraina e pushtuar, dhe në të njëjtën kohë t’i ndërpresë linjat e furnizimit për forcat ruse përmes Krimesë. Do të bëhej një situatë tashmë e keqe e furnizimit për ushtrinë ruse dhe, njëkohësisht, do ta përkeqësonte ndjeshëm këtë situatë, ndoshta edhe në mënyrë katastrofike, për forcat ruse në perëndim.  

Sistemi ATACMS, megjithatë, ndoshta do të duhet të presë. Vendet anëtare të NATO-s duken të gatshme të vazhdojnë përpara me MBT, mirëpo deri më tani ka pak shenja se diçka ekuivalente do të ndodhë me ATACMS. Administrata e presidentit Biden ende duket se e sheh MBT-në si me shumë potencial për ta përshkallëzuar konfliktin. Pra, nëse Rusia nuk bën ndonjë marrëzi skandaloze, dhe një mundësi e tillë është gjithmonë e mundshme, ne me gjasë do të shohim tankse dhe jo raketa që shkojnë drejt Ukrainës në një afat të afërt. Çështja për Ukrainën është se sistemi i armatimit ATACMS ndoshta do të ishte shtesa më e vlefshme për momentin./The Spectator

Përgatiti: Nuhi Shala