Gjermania nuk ka asnjë justifikim për të mos dërguar tanke në Ukrainë

Kur një njeri bie në një gropë, këshilla më e mirë për të do të ishte të ndalojë së gërmuari. Kur një kancelar gjerman bie në një gropë, përkundrazi, ai duket se mendon se është detyrë e tij t’i qortojë të tjerët për dështimin në gërmimin e tyre. Kështu po ndodh me Olaf Scholz, kancelarin gjithnjë e më qesharak të Gjermanisë.

Scholz e humbi një ministër të mbrojtjes dhe emëroi një person të panjohur si zëvendësuese të saj pak ditë më parë, Boris Pistorius, i cili javën e kaluar u takua me 50 ministra të mbrojtjes të NATO-s dhe aleatëve në Ramstein për ta koordinuar mbështetjen e Ukrainës. Është një gjë e vështirë për ta bërë brenda javës së parë në punë. Sidomos kur kancelari dhe zyrtarët e tij duket se kanë si qëllim t’ua vështirësojnë punën.

Të kthehemi pakëz në retrospektivë. Konsensusi për armatosjen e Ukrainës po ecën shumë shpejt në favor për më shumë ndihmë. Ofensivat e mëdha ruse të pranverës dhe madje edhe të dimrit raportohen si të mundshme nga çdo agjenci inteligjence. Së shpejti mund të ndodhë një valë e re mobilizimi rus.

Dhe Rusia ka sulmuar qëllimisht civilë ukrainas me raketat e saj të pakta balistike në javët e fundit. Thirrjet e atyre që vdesin nën bllokun e shembur të apartamenteve në Dnipro do të mbahen mend nga ata që i dëgjuan për pjesën tjetër të jetës së tyre.

Ukraina ka nevojë për automjete më të rënda dhe armë më të mira për ta përfunduar këtë luftë sa më shpejtë dhe të dalë fitimtare. Përgjatë një viti Ukraina i ka kërkuar këto armë ndërkohë që shumica e vendeve të NATO-s kanë hezituar duke shpërfaqur injorancë ose paaftësi.

Megjithatë, diçka ka lëvizur në këtë drejtim tani. Britania e madhe ka njoftuar dërgimin e një skuadroni të tankeve kryesore të betejës Challenger 2, e ndoshta edhe me më shumë në muajt në vijim.

Shtetet e Bashkuara ende mohojnë se do ta furnizojë Ukrainën me tanket Abrams, por kanë sugjeruar që automjetet luftarake të këmbësorisë Bradley – të cilat janë automjete mbresëlënëse dhe të afta – do të nisen në një moment të vitit të ardhshëm.

Franca është futur po ashtu në aksion, duke premtuar më shumë artileri dhe mjete të blinduara të veta.

Ngecje ka sa i përket tankeve të Gjermanisë të tipit Leopard. Për javë të tëra, vendet që janë të furnizuara më keto tanke, të tilla si Polonia, Finlanda, Lituania dhe Danimarka, kanë kërkuar lejen gjermane për t’i dhuruar ato për përpjekjet e luftës – diçka që gjermanët kanë fuqinë ta mohojnë. Asnjë aplikim zyrtar nuk është bërë, por presioni është rritur në mënyrë të qëndrueshme; në javët e fundit, ajo është përhapur në një debat publik gjithnjë e më të shëmtuar.

Polakët, finlandezët, lituanezët dhe danezët (dhe disa vende të tjera deri tani pa emër) e dëshirojnë dëshpërimisht furnizimin e Ukrainës me këtë pajisje. Deri më tani, Scholz ka shtrënguar buzët dhe ka thënë me vendosmëri ‘jo’.

Presion mbi kancelarin Scholz ka edhe brenda koalicionit qeverisës. Megjithatë, përgjigjia e tij është akoma e fortë: Jo.

SHBA nuk ka dërguar ende tanke. Dhe shumë nga kundërshtimet amerikane janë po aq të pakuptimta. Ata thonë se tanket e tyre Abrams janë thjesht shumë të rënda – edhe pse kjo është diçka që automjetet e tjera gjigante të luftës nuk e kanë marrë parasysh.

Ata pretendojnë se Abrams është thjesht shumë i moshës hapësinore dhe i teknologjisë së lartë për ukrainasit e thjeshtë për t’u përdorur. Nuk është justifikim për gjermanët që një komb i largët i dehur nga statusi i superfuqisë së tij ndonjëherë është enigmatik. Kjo luftë prek në mënyrë efektive kufijtë e Gjermanisë. Pothuajse të gjithë të tjerët në kontinentin evropian tashmë e kuptojnë këtë: se nuk ka asnjë justifikim; se kjo luftë bëje apo vdis për kontinentin.

Scholz nuk e kupton. Ndoshta ministri i tij i ri i mbrojtjes do ta bëjë një gjë të tillë. /The Spectator

Përgatiti: Nuhi Shala