Tri raste të reja të dyshuara për coronavirus në QKUK

Qendra Klinike e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se sot janë paraqitur tri raste të reja të dyshuara për coronavirus.

Sipas ShSKUK-së, këta tre qytetarë kanë ardhur nga Italia.

“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për coronavirus. Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia. Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim. Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara”, thuhet në njoftim.

Edhe gjatë ditës së djeshme u dyshuar për një person të prekur me Coronavirus, por analizat e tij rezultuan negative.

Një rast i dyshuar për coronavirus në QKUK