Njoftim - Këshilla ligjore për studentë dhe gazetarë të rinj

BIRN Kosovo fton studentët dhe gazetarët e rinj të dorëzojnë kërkesën e tyre për këshillim ligjor mbi hartimin e kërkesës për qasje në dokumente publike dhe si t’iu qasen dokumenteve publike.

 

Ekipi i këshilluesve ligjor të BIRN Kosovo, do të jetë në dispozicion për të ofruar këshilla ligjore për punime dhe kërkime shkencore.

Për të përfituar nga kjo mundësi, personat e interesuar duhet të dorëzojnë një kërkesë në formë të shkruar për të caktuar një takim.

 

Kërkesa duhet dorëzuar përmes e-mail te:

Ose përmes telefonit në: +381 38 22 44 98

Qëllimi i këtij aktiviteti

Përmes ofrimit të këshillimit ligjor mbi hartimin e kërkesës për qasje në dokumente publike dhe qasjen në dokumentet publike, BIRN Kosovo parasheh ngritjen e standardeve të gazetarisë. Ekipi ynë po e ofron këtë mundësi për të ndihmuar studentët dhe gazetarët e rinj që të krijojnë aftësi në raportimin cilësor e llogaridhënës gazetaresk dhe hulumtues. Zyra jonë ligjore ka për qëllim t’i përgatisë personat e interesuar për të qenë të pavarur në rrugëtimin e tyre gazetaresk. Për të siguruar një ndikim afatgjatë të këtij aktiviteti, zyra ligjore e BIRN Kosovo do të mbikëqyrë procesin e dorëzimit të këtyre kërkesave, për t`u siguruar që do të adresohen siç duhet dhe ku duhet. Nëse nuk ndodh, BIRN Kosovo do ta hulumtojë më tutje dhe do ta raportojë në këtë rast. Publikimi i të tilla rasteve do të rrisë vetëdijen në llogaridhënien dhe gatishmërinë e institucioneve shtetërore në raport me gazetarët.

 

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).