Foto: Ilustrim

Therrje me thikë në Ferizaj

Një burrë është therrurme thikë dje në fshatin Lloshkobare të Komunës së Ferizajt.

Nga raporti i Policisë  bëhet e ditur se viktima  ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësorë në Emergjencën e Ferizajt, por për tretman të mëtutjeshëm e kanë dërguar në QKUK në Prishtinë.

Në raport thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20.