Theret një person në Prishtinë

Një person është therur me një mjet të mprehtë nga disa persona në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45.

“Policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ai.