Themelohet organizata ‘Kosova Jewish Organization’
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të organizatës hebraike-kosovare “Kosova Jewish Organization”, aktivitet i organizuar bashkë me British Academy.
Qëllimi i kësaj organizate është rritja e shkëmbimeve kulturore e edukative midis Izraelit dhe Kosovës dhe për të afruar dy popujt me njëri-tjetrin.
Krijim i kësaj organizate është rezultat i një grupi vullnetarësh që kanë avokuar edhe vite me herët në të njëjtat fusha.
Me këtë rast ministrja Dumoshi ka përshëndetur themeluesit e kësaj organizate për nisjen e aktiviteteve dhe realizimit të qëllimeve të mira të saj në vendin tonë.
“Organizatat të cilat kanë për synim rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe sjelljen e përvojave të mira në Republikën e Kosovës janë të mirëseardhura dhe ministria i mirëkupton dhe i përkrah”, ka thënë ministrja Dumoshi gjatë lansimit të “Kosova Jewish Organization”.