Thahen pishat e promovuara nga Shpend Ahmeti

Në korrik të vitit të kaluar ishin mbjellë. Por, pishat në lagjen “Arbëria” në Prishtinë tani janë tharë.

Mbjelljes së pishave në këtë zonë të kryeqyteti i ishte gëzuar edhe vetë kryetari, Shpend Ahmeti. Ai kishte postuar një foto ku njoftonte për mbjelljen e shumë pishave. Por, tash më shumë se gjysma e tyre janë tharë.

Në një përgjigje për KALLXO.com zyra për medie e komunës së Prishtinës ka thënë se të njëjtat do të ndërrohen nga kompania që i ka mbjellë.

“Sipas kushteve të kontratës, pishat janë ende në garancion. Prandaj edhe do të zëvendësohen me të rejat nga Operatori Ekonomik”, ka thënë Miranda Mullafazliu.

Sot në gjithë globin shënohet Dita Ndërkombëtare e Mjedisit. Kosova vazhdon të përballet me ambient të ndotur.