Thaçi për marrëveshjen e Uashingtonit: U pa që nuk pati thika e ndarje të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se ndihet krenar dhe i lumtur për nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington të premten e kaluar.

“Në të gjitha takimet që i kam pasur në 4 vite më presidentit Trump më ka folur për popullin tonë të mrekullueshëm”, tha presidenti.

Kreu i shtetit tha se u pa që në Uashington s’pati ndarje të Kosovës.

“Sikur skena politike te ishte unike, e them se marrëveshja do të ishte më e qëndrueshme, që do te hapte perspektivë më të madhe dhe nuk do t’i humbnim ato vite me gënjeshtra, akuza. U pa që s’ka pasur thika, harta, s’pati ndarje të Kosovës”.

Presidenti shtoi se ata që kanë spekuluar me këso deklarata, duhet t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës.

Thaçi shtoi se synimi përfundimtar është paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon.

“Shpreh konsideratën më të lart për presidentit Trump që e konkretizoi përpjekjen e dialogut që do të përmbyllet me njohje reciproke. Ajo çka është e rëndësishme është kthimi në lidership të ShBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.”, theksoi ai.

Thaçi foli edhe për situatën politike në Kosovë.

“Kosova tani duhet të punojë që të konsolidohet në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar dhe besoj se kështu do të vazhdojë”, tha ai.

Ky reagim i presidentit ka ardhur, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh ish-kryeministri i vendit Albin Kurti kishte shprehur qëndrimet se ka pasur marrëveshje të gatshme Kosovë-Serbi “me thika mbi harta”.

Ndërkaq, vetë presidenti Thaçi në vitin 2018 kishe nisur proklamimin e idesv së tij për “korrigjim të kufirit”.

Presidenti Hashim Thaçi mban konferencë për media

Presidenti Hashim Thaçi mban konferencë për media

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 7 septembre 2020