Ilustrim

Tentuan t`i kontrabandonin nga Serbia 36 krerë dhi, ndalohen nga Policia

 

Dy persona janë ndaluar nga Policia derisa po e kalonin kufirin Kosovë – Serbi me 36 krerë dhi pa dokumente përkatëse të ngarkuara në kamion.

Të dyshuarit sipas policisë kundërligjshëm kishin tentuar të hynin në territorin e Kosovës.

Lidhur me rastin është informuar prokurori.

Ky rast ende është duke u hetuar nga njësitet policore.