Ilustrim

Tentoi t’i korruptonte policinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të stolive të arit dhe një shumë parash.

Për këtë vepër, u arrestua një i dyshuar me inicialet S.Sh.

Pas arrestimit, i dyshuari kishte tentuar t’i korruptojë zyrtarët policorë, duke i ofruar para në këmbim që ta lironin.

“Personi i dyshuar S.Sh, pas arrestimit, që të lirohej tentoi që t’u ofrojë shuma parash zyrtarëve policor, ndaj tij ka filluar procedurë edhe për veprën ofrim i mitos” – ka njoftuar Policia e Kosovës.