Tentoi të dërgonte ilegalisht një person në Austri, ndalohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person i cili ka tentuar të kontrabandojë një person duke tentuar t’ia sigurojë hyrjen pa vizë në Austri duke i marrë fillimisht 100 euro nga viktima dhe 1,500 euro tjera pasi të hyjë në shtetin hungarez.

Të dyshuarit, shtetas i Serbisë, gjatë kontrollit dhe veprimeve të tjera hetimore në veturën e tij është identifikuar viktima i lindur më 1992, i cili nga një i dyshuar tjetër kishte marrë premtime se do t’i sigurohet hyrja pa vizë në Austri, nëse do t’i paguante fillimisht 100 euro të dyshuarit dhe shumën tjetër prej 1,500 euro pasi të hyjë në shtetin hungarez.

Viktima tanimë i kishte paguar 100 euro personit të dyshuar, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas këtij njoftimi, veprimet e Policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore.