Temperaturat deri në minus 6 gradë në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK ) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme, në vend do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

IHMK bënë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 dhe -2 gradë Celsius ndërsa ato maksimale në mes 3-6 gradë.

Gjithashtu njoftohet se era do të fryej nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.