Ilustrim

Temperatura e tokës të shënojë dekadën më të nxehtë të regjistruar

Dekada që po e lëmë pas është më se e sigurtë të jetë më e nxehta  e regjistruar paralajmëruan ekspertët klimatikë të Martën, teksa pikturuan një pamje të zymtë të akullit të detit që po zhduket, valët shkatërruese të nxehtësisë që po cenojnë detet në një raport të publikuar në një samit për klimën në Spanjë.

Një vlerësim vjetor i klimës së tokës nga Organizata Botërore Meteorologjike me seli në Gjenevë (OMO) nënvizoi veprimet në dy javë bisedimesh që synojnë ruajtjen e Marrëveshjes së Parisit 2015 për të shmangur ngrohjen katastrofike globale, raporton Reuters.

“Vala e nxehtësisë dhe përmbytjet që dikur ndodhnin ‘një herë në shekull’ po bëhen dukuri më të rregullta,” tha në një deklaratë Sekretari i përgjithshëm i WMO Petteri Taalas.

“Vendet të radhitura nga Bahama në Japoni e deri në Mozambik vuajtën efektin shkatërrues të cikloneve tropikale. Zjarret masive përfshinë Arktikun dhe Australinë”, tha ai.

Në mesin e gjetjeve të raportit janë:

Temperaturat mesatare për periudhën pesë-vjeçare (2015-2019) dhe 10 vjeçare (2010-2019) janë pothuajse të sigurta se janë më të lartat të regjistruara ndonjëherë.

Viti 2019 pritet te jetë i dyti ose treti më i nxehtë i regjistruar.

Uji i detit është 26% më shumë acidik sesa në fillim të epokës industriale, duke degraduar ekosistemin detar.

Akulli në Arktik u regjistrua me ulje në Shtator dhe Tetor, dhe Antarktika po ashtu pati ulje të akullit disa herë këtë vit.

Ndryshimi klimatik është faktori kyç i rritjes së fundit të urisë globale pas një dekade me rënie të qëndrueshme, me më shumë se 820 milionë njerëz që vuajnë nga uria në 2018.

Katastrofat klimatike shpërngulën miliona njerëz këtë vit, dhe preku modelet e reshjeve nga India në Rusinë veriore dhe Shtetet e Bashkuara qendrore, si dhe shume rajone tjera.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se rritjet në temperaturat e detit të njohura si “valët e nxehtësisë detare” që shkatërrojnë jetën nënujore ishin bërë më të zakonshme.

Raporti thotë se përqendrimi i CO2 në atmosferë goditi një nivel rekord prej 407.8 pjesë për milion në 2018 dhe vazhdoi të rritet në vitin 2019. Teksa po e hapte samitin klimatik të Hënën, sekretari i përgjithshëm i kombeve të bashkuara Antonio Gueterres kishte paralajmëruar se 400pjesët për milionë, dikur ishin konsideruar si pikë ndërhyrje ‘e paimagjinueshme’.

Një valë raportesh të ashpra nga shkenca kilmatike në vitin e kaluar ka nxitur aktivizmin mjedisor, ka bërë që disa ndërmarrje të angazhohen për të ulur emetimet dhe ngritën shqetësime në mesin e investitorëve rreth stabilitetit të çmimit të pasurive.

Sidoqoftë, delegatët në Madrid janë duke u përballur më një betejë të vështirë për të bindur emetuesit kryesorë të pranojnë llojin e ndryshimit rrënjësor të nevojshëm për të zhvendosur sistemin klimatik të tokës në një trajektore më të banueshme, raporton Reuters.